Category Archives: News

Njoftim

Njoftohen të gjithë nxënësit që do të marin pjesë në testin pranues në Mehmet Akif Korishë se nesër më 20.04.2019 nisja e transportit do të jetë në ora 8:30 nga ish Benafi

PROVIMI PRANUES për regjistrim në klasën e 10-të

Apliko tani!

DATA E PROVIMIT

20 Prill 2019, e Shtunë – në orën 10:00
Ditën e provimit duhet ta keni me vete:

  • ID,
  • Laps,
  • Gomë,
  • Mprehëse.

Rezultatet do të shpallën me datën 24 Prill 2019 në web faqet e shkollave.

BURSA PER SHKOLLIM

140 bursa për më të mirët

  • 10 nxënësve 100%
  • 30 nxënësve 75%
  • 50 nxënësve 50%
  • 50 nxënësve 25%

PYETJET E PROVIMIT

  • Matematikë : 20
  • Logjikë : 10
  • Gjuhë Shqipe : 20
  • Shkencat e natyrës : 20
  • Kulturë e përgjithshme (Histori, Gjeografi) : 10

PROCEDURA E APLIKIMIT

Pranimi i nxënësve në kl. 10-të bëhet sipas suksesit që tregojnë në provimin pranues.

Aplikimet mund të bëhen personalisht në shkollë apo përmes webfaqes sonë të internetit. (Në aplikimet online vërtetimi duhet të dorëzohet para datës së provimit ose në ditën e provimit).

QENDRAT E PROVIMIT

  • Dragash: Shkolla “Sezai Surroi”
  • Drenas: Shkolla “Halil Bajraktari”
  • Ferizaj: Shkolla “Jeronim De Rada”
  • F.Kosovë: Shkolla “Mihal Grameno”
  • Gjakovë: Shkolla “Mehmet Akif”
  • Gjilan: Shkolla “Selami Hallaqi”
  • Kamenicë: Shkolla “Dëshmorët e Kombit”
  • Lipjan: Shkolla “Mehmet Akif”
  • Malishevë: Shkolla “Ibrahim Mazreku”
  • Mitrovicë: Shkolla “Eqrem Cabej”
  • Pejë: Shkolla “Lidhja e Prizrenit”
  • Podujevë: Shkolla “Ibrahim Rugova”
  • Prishtina: Shkolla “ISP”
  • Prizren: Shkolla “Mehmet Akif”
  • Rahovec: Shkolla “Isa Boletini”
  • Shtime: Shkolla “Emin Duraku”
  • Skënderaj: Shkolla “Shaban Jashari”
  • Suharekë: Shkolla “7 Marsi”
  • Vushtrri: Shkola “SHFMU 2”

Konkurs

Kolegji `Mehmet Akif`,Korishë,Prizren shpall konkurs për mësimdhënës të lëndës së Biologjisë.
Kandidatët duhet :
• Të ketë mbaruar Fakultetin në lëndën e përcaktuar.
• Të ketë diplomë të vlefshme për mësimdhënie sipas ligjeve dhe udhëzime administrative të MASHT.
• Të mos ketë masa disiplinore apo ndëshkime ligjore.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese me nxënës , bashkëpunonjës dhe eprorë.
• Të ketë një nivel të lartë zotërimi të gjuhës angleze .Kandidatët duhet të sjellin dokumentacionin e mëposhtëm
• Formulari i aplikimit
• Rezymeja personale (CV)
• Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
• Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
• Çertifikata që nuk jeni nën hetime
• Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
• Çertifikata e lindjes
Të interesuarit mund t’i sjellin CV-të në shkollë apo të na dërgojnë në e-mail: info@macprizren.net Konkursi është i hapur deri më 08.04.2019 Me respekt!

Kolegji Mehmet Akif – Prizren
Adresa: Korishë
Nr. Kontakti: 044140900
E-mail: info@macprizren.net

Njoftim

Te nderuar prindër,
Ju ftojmë që të merrni pjesë në mbledhjen e prindërve për t’ju informuar në lidhje me suksesin dhe ecurinë e fëmijës tuaj.
Data:20.03.2019 (e Mërkurë)
Ora 14:30-17:30
Vendi: Shkolla “Mehmet Akif”
Klasat:5-12

Ju mirëpresim!                                                                                                                                  Drejtoria

Njoftim

Njoftohen të gjithë garuesit që do të marin pjesë në garën e Gjuhës Angleze në Mehmet Akif Korishë se nesër më 16.03.2019 nisja e transportit do të jetë në ora 8:30 nga ish Benafi