Njoftim

Bazuar në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës data 29 Prill do të jetë ditë pushimi (Pashkët ortodokse) dhe data 1 Maj do të jetë ditë pushimi (Dita ndërkombëtare e punës), pasi që këto dy ditë janë e hënë dhe e mërkurë ne si institucion shkollor kemi vendosur që edhe ditën e martë përkatësisht me datë 30 Prill të jetë pushim nga procesi mësimor për shkak se nxënësit që janë të akomoduar në konvikte do ta kenë të vështirë të udhëtojnë.
Dita e mësimit që është paraparë të mbahet me datë 30 Prill do të zëvendësohet me 11 Maj
 
Institucioni Edukativ Arsimor “Gulistan” ua uron festat të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve!