NJOFTIM

Të dashur nxënës

Vetëm për nxënësit finalistë të Garës së Kimisë dhe të Gjuhës angleze, të shtunën më 10 shkurt, do të organizojmë program njëditorë në të cilin do të mbahet një test provues për gjuhën angleze dhe mësimin praktik (eksperiment) nga lënda e kimisë në MAC Lipjan.

Programi njëditorë, i cili është parapërgatitje për provimin final, do të jetë sipas orarit të mëposhtëm:

  • 09:00-10:00 – Mëngjesi
  • 10:00-11:00 – Mësim
  • 11:00-12:30 – Mësim
  • 12:30-13:15 – Drekë
  • 13:15-14:15 – Mësim-Testi provues