Të dashur nxënës,
Si çdo vjet ashtu edhe këtë vit në lokalet e shkollave tona që gjenden në Prishtinë, Lipjan, Prizren dhe Gjakovë si dhe në shkollat tjera në Ferizaj, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Skenderaj dhe Drenas pra gjithsej edhe në 7 qendra tjera kryesore u mbajt Provimi Pranues për vitin shkollor 2017-2018.
I falënderojmë prindërit dhe nxënësit pjesëmarrës. Një numër kaq i madhë i pjesëmarrësve (2026 nxënës) na bënë që të jemi edhe më të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në punën tonë.
Ju njoftojmë se rezultatet e provimit pranues do të shpallen të mërkurën më 26 prill 2017, në web faqet e Kolegjit. Nxënësit të cilët kanë treguar sukses duhet të regjistrohen më së largu deri më 21 maj 2017.
Ju falënderojmë për interesimin dhe pjesëmarrjen tuaj.
Ju urojmë suksese!