Nxënësit e kolegjit MAC vizituan RTK-në

Nxënësit e kolegjit Mehmet Akif, njësia në Prizren, vizituan sot ambientet e Radio Televizionit të Kosovës. Ata u njoftuan me studiot e televizionit, teknologjinë e re, mënyrën e krijimit të emisioneve si dhe funskionimin e studiove të lajmeve. Xhevdet Sfarqa, redaktor i lajmeve, gjatë ligjëratës së tij para nxënësve tregoi për mënyrën e funksionimit të stafit të televizinit që nga marrja e lajmit, redaktimit të tij, lektorimit e deri të shfaqja e tij në ekran. Nxënësit u ndanë të kënaqur me këtë vizitë, duke shprehur falënderimin për mikëpritjen dhe mundësinë e dhënë nga stafi i RTK-së që nxënësit e MAC-ut të jenë pjesë e emisioneve në të ardhmen, pra një mund si për një bashkë punim mes RTK-së dhe nxënë sve të kolegjit.