Veteranet e Arsimit

Me rastin e 7 marsit Ditës së Mësuesit, kolegji Mehmet Akif, dega në Prizren, sipas traditës disavjeçare ka organizuar program kulturo-artistik për veteranët e arsimit të komunës së Prizrenit. Programi u mbajt me 5 mars në ambientet e shkollës Mehmet Akif, ku morën pjesë rreth 60 veteranë të arsimit. Programi fillimisht u hap nga drejtori i kolegjit Hasan Demir, i cili iu dëshiroi mirëseardhje dhe falenderim për pjesëmarrjen e tyre. Më pas para të pranishmëve u shfaq një program kulturo-artistik nga nxënësit e ciklit të ulët, ndërsa pas përfundimit, veteranët ishin të ftuar në një drekë solemne brenda restorantit të shkollës.  Veteranët falënderuan kolegjin për mos harresë të kësaj kategorie. Pas përfundimot të drekës, drejtori Hasan Demir dhe prof. Sokol Cena u përshëndetën me të ftuarit duke iu uruar të gjithë veteranëve jetë të gjatë dhe shëndet deri në takimin e radhës.