Takim me shkrimtarin prof.dr. Zymer Neziri

Në kolegjin “Mehmet Akif”ishte i pranishëm prof.dr. Zymer Neziri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe punonjës në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Profesor Neziri

takoi stafin, udhëheqësinë dhe nxënësit e kolegjit Mehmet Akif, në Prizren. Ai para nxënësve mbajti një ligjëratë rreth eposit shqiptar, ekzistencës së Kangëve Kreshnike në trojet shqiptare.

Poashtu, Neziri theksoi rëndësinë e njohjes së kësaj trashëgimie, e cila bën ende jetë aktive, kur kemi parasysh se eposet evropine dhe ato botërore nuk ekzistojnë më. E rëndësishme poetencoi

Neziri është fakti se tashmë kemi projektin për mbrojtjen e kësaj trashëgimie në UNESCO. Ai më pas u përgjigj edhe në pyetjet e nxënësve, të cilët shfaqën kurreshtjen për ta pyetur profesorin

rreth letërsisë, romanit e poezisë.