Festa e Abetares e mbajtur më 04.04.2014

Sot nxënësit e klasës  1A  mbaruan abetaren, e zgjodhën përfundimisht enigmën e saj.Gjithë ky gëzim  ka  kuptim. Lidhin  rrokjet fjalë  për të krijuar,bashkojnë fjalët fjali për  të krijuar.Nisën kështu  nëpër shtegun magjik të alfabetit për të pushtuar zemrën e librave,thesaret e biblotekave dhe  mrekullitë e universitetit.Sot  ishin më të bukur më të lumtur dhe më të rritur .Sytë u shkëlquen  si drita e diellit , zemrat u rradhën si cicërimat e zogjve.Të gjithë së bashku kënduan recituan e vallëzuan e festuan Festën e Abetares.

DSC_0592