Aktivitet me Sh.f " Destan Bajraktari " Suharekë

DSC_0451

 
Kolegji ” Mehmet Akif ” ne Prizren si çdo vit edhe këtë vit është duke organizuar aktivitetin e testimit Oxford për nxënësit e kl. IX-ta të shkollave publike. Përmes programit Online Oxford English Testing nxënësit patën mundësinë  të përcaktojnë nivelin e gjuhës angleze.

Më datën 25  Prill 2014 të ftuar kanë qenë  20 nxënësit dhe 1 mësimdhënës nga Sh.f. ” Destan Bajraktari “ Suharekë  ku pas testit ata u njohen më përafër me ambientin e shkollës u priten me një drekë dhe së fundi u shpërblyhen me çertifikata varësisht nga rezultati i testimit Online dhe u kthyen në shkollën e tyre me transport të siguruar nga ana e kolegjit.

 

DSC_0427

Kolegji ” Mehmet Akif ” – Prizren përpos aktivitetit të testimit Oxford ,është duke organizuar edhe Aktivitetet Laboratorike për nxënësit e Kl. VIII-ta të shkollave publike, përmes këtyre aktiviteteve iu jepet mundësia që nxënësit të shohin anën praktike dhe punën në laboratore.

Më datën  25  Prill  2014 të ftuar kanë qenë 20 nxënës dhe 1 mësimdhënës nga Sh.f : “Destan Bajraktari”  Suharekë  ku pas Aktiviteteve Laboratorike ata u pritën me një drekë, u shpërblyen me çertifikata pjesëmarrjeje dhe u kthyen sërisht në shkollën e tyre me transport të siguruar nga ana e kolegjit.