Nderojnë shkollën tonë, veteranët e arsimit!

 “Arsimi është ajo që mbetet, pasi ke harruar çfarë ke mësuar në shkollë” – ka thenë Albert Ajnshtajn, thënie kjo të cilës po i bashkangjitemi duke e krahasuar me ata të cilët mbesin përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona të cilët nuk i harrojmë asnjëherë!

            Fjala është për veteranët e arsimit, për mësuesit tanë të parë, për edukuesit dhe arsimuesit e këtij vendi dhe populli shqipëtar.

Më 04.03.2014 në objektet e MAC – Prizren u mirëpritën shumë veteranë të arsimit të Prizrenit, prania e të cilëve nderoi shkollën tonë.

Nxënësit e ciklit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë shfaqën një program argëtues për t’i nderuar dhe falënderuar mësimdhënësit të cilët me punën e tyre të palodhur kaluan shumë gjenerata nga errësira në dritë!

 Përmbajtja e programit ishte e pasuruar me tematika për shkollën e parë shqipe, për mësuesit e parë, valle dhe kengë argëtuese.

Në hapjen e programit me nje fjalim domethënës, drejtori i shkollës i uroi mirëseardhjen veteranëve dhe në fund takimi u permbyll me nje drekë ku mësuesit tanë biseduan dhe kujtuan kontributet e dhëna këtij vendi e këtij populli!