Vizita në Kullën e Jasharajve

Më datën 01 Nëntor 2013, u organizua një shetitje njëditore , ku nxënësit e klasave : 3/A, 4/A dhe 5/A të kolegjit Mehmet Akif Prizren , e vizituan Prekazin, gjegjësisht kullën e Heroit Legjendar Adem Jashari.
Pasi që nxënësit bënë homazhe në varrezat e Jasharajve, ata vizituan edhe shtëpitë e familjes Jashari dhe mësuan shumë për historinë e dhimbshme dhe tragjike të kësaj familje.
Pastaj ky udhëtim vazhdoi me vizitën në ISP Marigona në Prishtinë, ku nxënësit kaluan çaste të paharueshme dhe krijuan shoqëri të reja.